Showbiz

Kënga legjendare e Nirvana, “Smells Like Teen Spirit” arrin 1 miliard shikime në YouTube

“Smells Like Teen Spirit” i grupit legjendar të rrokut Nirvana sapo ka arritur 1 miliard shikime në kanalin YouTube dhe fanatikët e këtij grupi nuk mund të ishin më të lumtur.

E publikuar në vitin 1991, ky projekt muzikor që është pjesë e albumit “Nevermind”, është kënga e dytë e viteve ’90 që merr kaq shumë shikime, sipas listës së publikuar nga vetë YouTube pak kohë më parë.

Kjo prurje rroku është një ndër këngët më të preferuara të publikut që asnjëherë nuk mungon në transmetimet radiofonike kudo në botë.