Gossip Showbiz

Këngëtari i njohur po bëhet baba për herë të parë!

Këngëtari i njohur, Jason Derulo dhe e dashura e tij, Jena Frumes kanë njoftuar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Dyshja e ndanë këtë lajm emocionues nëpërmjet disa postimeve në Instagram. Këngëtari publikoi një video me të dashurën e tij teksa të dy ecnin përgjatë plazhit. Ai shkroi:

Nuk mund të isha më i ngazëllyer për këtë kapitull të ri në jetën tonë @jenafrumes.

Jena gjithashtu postoi një foto të mrekullueshme nga i njëjti xhirim. Ajo shkroi:

“Mami & Babi”.

 

Rikujtojmë, se çifti u takuan me njëri-tjetrin në palestër pak para pandemisë ku vazhduan të njohin njëri tjetrin më shumë dhe mesa duket lidhja e tyre ka shkuar në një tjetër nivel.