Celebrities Showbiz

Jason Derulo ndahet nga partnerja e tij vetëm pak muaj pas lindjes së djalit!

Së fundmi është mësuar se këngëtari i njohur Jason Derulo dhe partnerja e tij Jena Frumes janë ndarë. Ditën e kaluar, Derulo, njoftoi se ai dhe Jena janë ndarë, gati pesë muaj pasi mirëpritën djalin e tyre Jason King. Ata filluan të dilnin bashkë në mars të 2020-ës. Në një deklaratë në Twitter ai shkroi:

Jena dhe unë kemi vendosur të ndahemi. Ajo është një nënë e përkryer, por ne mendojmë se të qenit të ndarë në këtë kohë do të na lejojë të jemi versionet më të mira të vetes sonë dhe prindërit më të mirë. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe.

Frumes, 28 vjeç dhe Derulo, të cilët kanë një ditë ditëlindjeje, festuan në Aspen, Colorado vetëm një ditë më parë, ku Frumes që ndau një postim të ëmbël për këngëtarin.

E bekuar të ndaj të njejtën ditë të lindjes me të dashurin tim. Je njeriu më i pashëm, më punëtor, më i talentuar, më ‘budalla’ dhe më i dashur ndonjëherë. Ti më bën vërtet të ndihem mirë dhe jam shumë mirënjohëse për dashurinë që ndajmë bashkë. Ti dhe mini-ja jonë më bëjnë vajzën më të lumtur në botë dhe mezi pres të bëj më shumë kujtime me ju. E di që jam një kokëfortë, por ju më bëni të butë dhe më pranoni ashtu siç jam dhe jam përgjithmonë mirënjohëse për këtë. Urime për një vit tjetër! Të dua shumë, përgjithmonë.

Edhe pse Frumes e ka fshirë postimin, ajo ka vazhduar të mbajë foto të tjera me këngëtarin. Ish-çifti mirëpritën Jason King më 8 maj dhe kanë vendosur ta mbajnë fytyrën e tij private në rrjet.

Rikujtojmë se, Jason ka zbuluar emrin e vogëlushit, i cili është Jason King Derulo. Kjo do të thotë se artisti ka vendosur ta pagëzojë vogëlushin me emrin e tij. Derulo ka treguar për “People” se donte patjetër të trashëgonte mbiemrin e tij dhe i vendosi gjithashtu të njëjtin emër që ka vetë, për t’u ndjerë më afër me të birin.