Celebrities Showbiz

Këngëtarja e njohur së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja e famshme Ellie Goulding, shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Artistja e hitit “Love Me Like You Do” dhe bashkëshorti i saj, Caspar Jopling, po presin fëmijën e parë bashkë. Ellie ka treguar se është 30-javëshe shtatzënë.

Ajo është shprehur se në fillim nuk e besonte se ishte në pritje të ëmbël, por pas ndryshimeve të para në trup filloi ta merrte seriozisht.

Fillova të kisha një trup komplet tjetër dhe energji tjetër. Nuk mund të pranoja gjithçka. Në fillim isha një njeri që haja vetëm gjëra të shëndetshme dhe pastaj papritur doja vetëm McDonalds. Dhe isha pak e trembur. Papritur doja gjithë gjërat e këqija. Doja vetëm sheqer dhe karbohidrate.

Ajo ka shtuar se është shumë e lumtur që po bëhet nënë edhe pse bebushi erdhi pa planifikim.