Showbiz

Këngëtarja shqiptare përfundon në spital, tremb fansat e saj

Këngëtarja me origjinë shqiptare Baby G së fundmi është angazhuar seriozisht me anën vizuale të rrjeteve të saj sociale duke publikuar foto profesionale, por kjo e ditëve të fundit ka tronditur audiencën e saj në Instagram.

Në historinë e saj të Instagramit, këngëtarja e cila jeton në Londër, ka shfaqur një pamje ku gjendej në spital. Mesa duket Baby G ka pasur probleme shëndetësore për të cilat nuk ka dhënë detaje por këto pamje kanë shqetësuar fansat e saj.