Lifestyle

Keni frikë nga virozat dhe sëmundjet e stinës? Ja çfarë duhet të konsumoni më shpesh

Herë pas here mjekët japin këshilla për ushqimet që duhet të konsumoni apo antibiotikët që meren me ose pa rekomandim. Sipas mjekëve, antibiotikët nuk janë të nevojshëm, sepse ulin imunitetin e trupit. Pra sipas tyre duhet të bëni rezistencë dhe duhet t’i luftoni bakteret edhe vetëm me ushqimet.

Por çfarë duhet të hani më shumë nëse jeni prekur nga virozat apo gripi i stinës?

Produktet e fermentuara si kosi, me proteina dhe vitaminë D në përbërjen e tyre mund të ndihmojnë për të luftuar virozat. Por gjithashtu, shumë në ndihmë ju vijnë edhe turshitë, thonë mjekët. Turshitë janë miqtë më të mirë të shëndeti kur jeni sëmurë. Forcojnë sistemin imunitar, por ushqejnë edhe zorrët me baktere të mira. Të gjitha variantet e tyre, duke filluar që nga specat, domatet, karotat apo lakrat. Çdo lloj ushqimi shoqërojeni me turshi për të rritur imunitetin.