Bota

Kërcënoi një 15-vjeçare transgjinore, arrestohet në klasë për bullizëm 14-vjeçari!

Së fundmi në Francë ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Policia ka hyrë në ambientet e një shkolle dhe ka arrestuar një 14 vjeçar, në klasën e tij për bullizëm. I mituri u arrestua nga 5 policë, të cilët e nxorën nga klasa e tij dhe e futën në makinë, në shkollën e mesme që ndodhet në rrethinat e Parisit.

Ndërhyrja e policisë erdhi pasi 14-vjeçari kishte bullizuar me fraza të dhunshme, fyerje dhe kërcënime një 15 vjeçare trans. Madje ai kishte shkuar dhe më tej, ku kishte shkruar në Instagramin e klasës: “Do të vrasim”. Ministri i Arsimit, Gabriel Attal kohët e fundit ka bërë një apel për të goditur fort fenomenin e dhunshëm të bullizmit që sipas tij ka përfshirë të gjitha shkollat.