Aktualitet Lajmet e fundit

“Kërcet” arma pranë gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në Tiranë, dy mësuese “molla e sherrit”!.

Një konflikt me 4 të plagosur dhe ku u përdorën armë zjarri, u regjistrua në mëngjes, pranë shkollës së mesme “Çajupi” në kryeqytet. Zanafilla e sherrit ishin dy mësuese, të cilat e kishin nisur konfrontimin që të premten, për ta vijuar sot, të mbështetura nga familjarë. Fillimisht në oborrin e gjimnazit e më pas në një lokal në zonë. Situata agravoi e protagonistët e sherrit goditën njëri-tjetrin me karrige e sende të forta që u bënë shkak për dëmtimin e 4 vetëve.

Mes të afërmve ishte edhe një efektiv i Policisë Ushtarake, i cili qëlloi në ajër me pistoletë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar nga të shtënat. Motivi i sherrit nuk është zbardhur ende.

Forcat e policisë shkuan në vendngjarje dhe bënë shoqërimin e 5 personave në Komisariat, si dhe sekuestruan armën e përdorur. Ministria e Arsimit deklaroi se bazuar në raportin zyrtar të ngjarjes do të merren masa, nëse është ligjërisht e nevojshme.