Celebrities Gossip Showbiz

Këshilla (jo) e vyer nga Yll Limani…

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Përpos muzikës së mirë, artisti njihet për postimet e tij në rrjete sociale dhemë e fundit ka qenë një Instastory. Teksa ka postuar një foto tijën me një mimikë shumë ‘funny’, këngëtari ka shkruar një këshillë jo dhe shumë të vyer për ndjekësit e tij.

Punën e sotme lëreni për nesër se nuk bëhet nami 

Edhe pse kuptohet në formë shakaje pasi po t’i kishte lënë punët për nesër nuk do të kishte suksesin që ka sot.

Kanë kaluar vetëm pak javë nga publikimi i këngës së tij të fundit, i cili titullohet “Malet” dhe ka rezultuar një sukses i vërtetë e duket Ylli nuk ka të ndalur dhe ka paralajmëruar se ka gati këngën e tij të re që do të publikohet së shpejti. Këtë na e ka zbuluar vetë artisti pak ditë më parë, duke na zbuluar një pjesë nga teksti i këngës.