Celebrities Gossip Showbiz

“Këta janë super çift!” Mos ndoshta po nis një lidhje dashurie në shtëpinë e BBV?!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Dhe kur flasim për raportet me njëri-tjetrin, shumë i spikatur është ai mes Dea Mishel dhe Amos. Dyshja është treguar shpeshherë e afërt, teksa ata e ngacmojnë njëri-tjetrin sa herë që të munden.

E mes disa çasteve gazmore, por njëkohësisht edhe të ëmbla të tyre në shtëpinë e BBV, Olta Gixhari dallon kiminë e dyshes duke u shprehur se i sheh ata çift. Amosi dhe Dea Mishel i presin komentet me të qeshura, teksa e mohojnë diça të tillë. Por kjo nuk e ndal Oltën të këmbëngulë në mendimin e saj.

Këta të dy janë çift, por akoma nuk e dinë. Në sytë e mi ashtu jeni. Jo çift, këta janë super çift. Ata nuk e dinë, unë e di, unë thjesht e shoh…

Epo me siguri kjo dyshe ka ngjallur shumë interes në publik dhe fansat e tyre po presin me padurim t’i shohin ata bashkë në një lidhje.