Celebrities Gossip Showbiz

Këtë foto të Butrint Imerit nuk e keni parë kurrë më parë!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Butrinti zgjedh që të jetë shumë privat me përditshmërinë e tij apo jetën e tij personale e më së shumti postimet e tij në rrjete sociale janë në lidhje me projektet muzikore. Ditën e sotme këngëtari ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij një foto të fëmijërisë së tij, për t’i treguar të gjithëve se si ka qenë Butrinti, kur ishte vetëm një djalë i vogël.

Befasia e madhe që Butrinti paralajmëronte ishte publikimi i këngës së tij të re, e cila titullohet “Lule e Dashnisë” dhe që është pëlqyer shumë nga publiku, pasi kënga tashmë ka kaluar 5.6 milionë klikime në platformën YouTube. E duket se këngëtari nuk do të bëj aspak pushim dhe shumë shpejt do të publikoj këngën e tij të rradhës, pasi së fundmi ka postuar një foto nga një studio muzikore dhe ka treguar se është duke punuar edhe gjatë natës për realizimin e saj. Por mesa duket këtë herë Butrinti do të jetë në një bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Bardhi e këtë na e ka zbuluar vetë ai, pasi ka postuar disa foto bga studio muzikore, ku ka etiketuar Bardhin.