Showbiz

Khloe Kardashian gati të rikthehet me të dashurin tradhëtar

Ylli i “Keeping up with the Kardashians” duket se e ka të vështirë të harrojë ish-partnerin e saj Tristan Thompson kjo pasi ky i fundit po mundohet shumë që tja fitojë zemrën.

Burime të sigurta pranë tyre kanë konfirmuar për revistën “People” se basketbollisti nuk do të heqë dorë nga mamaja e vajzës së tij derisa ajo ta falë për skandalin e fundit të tradhëtisë që përfshin Jordyn Woods.

Sigurisht duke qenë gjithmonë në mëdyshje, Khloe Kardashian po mendohet ta falë dhe të rikthehet me të pavarësisht se familja e saj nuk është aspak dakort.