Celebrities Gossip Showbiz

“Heidi s’na sheh në finale sepse…”, çfarë tregoi Graciano?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

Graciano dhe Franceska kanë qenë duke biseduar me Rozën në oborr. Sipas Gracianos, Heidi nuk e sheh atë dhe Franceskën në finale pasi këta të dy i kanë demaskuar lojën.

Graciano: Ishte shumë interesante që Heidi mua dhe Franceska nuk na pa në finale, sepse jemi të dy ne që kemi zbuluar fallcitetin e saj. Unë i kam nxjerrë fakte, kjo ka terguar një analizë fantastike se kush është ajo. Dhe cdo gjë është bërë evidente nga ne të dy për atë. Patjetër që nuk na sheh në finale se i është prishur loja.

Juli, Graciano dhe Erjola kanë analizuar lojën e Eglës në “Big Brother VIP3”, duke u shprehur se banorja do të jetë në finalen e reality show-t sepse sipas tyre, ajo është një lojtare e fortë.