Celebrities Gossip Showbiz

Khloe Kardashian reagon mbi thashethemet e ndarjes së Kylie-t dhe Travis Scott!

Khloe Kardashian ka reaguar së fundmi duke iu përgjigjur thashethemeve se motra e saj, Kylie Jenner, nuk po takohet me partnerin e saj, reperin Travis Scott. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” u ndje e detyruar të komentonte mbi një artikull të bërë nga “W Magazine”, i cili sjell një histori të madhe mbi marrëdhënien e dyshes që pas tragjedisë në “Astroworld”.

Artikulli i publikuar pretendon se Jenner dhe Scott, nuk kanë qenë një çift i vërtetë për dy vjet dhe thjesht janë shumë rehat me njëri-tjetrin. Megjithatë, Khloe Kardashian bëri një koment në një video që përmbledh artikullin për të vënë në dukje se nuk është kështu. Ajo shprehet:

Uau, nuk e di pse kjo revistë do ta shkruante këtë, por ata janë realisht një çift.

Burime pranë tyre mbështetën pretendimet e Kardashian për “TMZ”, duke thënë se janë shumë të përfshirë. Kylie Jenner në fakt ishte e pranishme në festivalin në Houston dhe vetëm një ditë më pas bëri një reagim duke thënë se ndihet e tmerruar nga ajo që ndodhi në “Astroworld”, ku mbetën të vdekur dhjetë persona.

Për më tepër, pasi dyshja do të mirëpresin fëmijën e tyre të dytë së bashku brenda disa muajsh, një burim për “E!News” shtoi se të dy janë shumë të emocionuar për ardhjen në jetë të foshnjës. Ai shprehet se:

Ata kanë qenë padyshim të pandashëm dhe mbështesin njëri-tjetrin. Travis ka qenë në krah të Kylie dhe ka qenë pranë saj gjatë gjithë shtatzënisë dhe janë shumë të emocionuar për ardhjen në jetë të foshnjës. Ndërsa vajza e tyre 3-vjeçare Stormi, mezi pret të bëhet motër e madhe. Stormi është vërtet e emocionuar që do të jetë motra e madhe dhe flet për fëmijën gjatë gjithë ditës. Ajo është plotësisht e vetëdijshme dhe është shumë e emocionuar.