Celebrities Gossip Showbiz

Kiara Tito tregon se është sëmurë, ja si është tani gjendja e saj shëndetësore!

Prej javësh kanë qarkulluar lajme në media të ndryshme se çifti i njohur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po bëhen prindër për herë të parë. Ndonëse çifti nuk është prononcuar ende në lidhje me këtë, thhet se së fundmi është organizuar një ‘baby gender’, një festë shumë private, ku edhe është zbuluar gjinia e bebes, e cila është vajzë.

Këto ditët e fundit moti ka marrë një kthesë të papritur dhe temperaturat janë ulur në mënyrë të menjëhershme dhe shumë persona nuk e kanë përballuar mirë këtë ndryshim atmosferik dhe gjendja e tyre shëndetësore është pak e lëkundur. Një ndër këta persona është edhe Kiara, e cila e ka treguar këtë me anë të një Instastory, se është sëmurë me grip dhe ka temperaturë të lartë. Me anë të fotos së postuar ka treguar një limon, një kavanoz me mjaltë dhe një termometër dhe ka shkruar:

Të shkuara të gjithë atyre që nuk e përballuan mirë këtë të ftohtë

Kiara së fundmi ka postuar një foto nga ‘look-u’ i saj i episodit të kaluar të “Fan Club DWTS”, ku është edhe moderatore. Ama ajo çfarë të gjithë kanë vënë re është se Kiara nuk ka vendosur në gisht unazën e martesës dhe kjo nuk i ka shpëtuar ndjekësve, por as Luizit. E para se të nisin aludimet se çifit është ndarë, Luizi ka qenë ai që ka komentuar duke paraprirë të gjitha thashethemet që mund të qarkullojnë.