Celebrities Gossip Showbiz

Kida zbulon të dashurin sekret? Ja çfarë postoi këngëtarja!

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

Kida ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private dhe aludimet kanë qenë të pakta. Ama së fundmi Kida ka postuar një video që ka ndezur dyshimet, ku një djalë i përkëdhel flokër dhe këngëtarja nuk e zbulon fytyrën e tij. Për momentin Kida ndodhet në Dubai, ku dhe ka xhiruar videoklipin e këngës së re, por e kemi parë shpesh herë këngëtaren të shkojë në këtë destinacion, duke nisur kështu aludimet se ndoshta i dashuri i saj jeton atje.

Disa prej fansave madje janë aq të ‘çmendur’ sa e ndjekin bukuroshen në çdo koncert e në një video të postuar pak më parë nga vetë Kida duken fanset e saj të vendosura në rresht të parë e duke brohoritur emrin e saj, një moment ky shumë emocionues për këngëtaren.