Celebrities

Kim Kardashian e ka inspiruar të jetë vetvetja?! Bebe Rexha emocionon me rrëfimin e saj!

Ajo sot është një nga këngëtaret me të mira në botë dhe padyshim që të gjithëve na bën të ndihemi krenarë. Bebe Rexha sa herë i jepet mundësia e tregon me krenarinë më të madhe origjinën e saj. Pak ditë më parë, për festat e 28-29 nëntorit ajo doli të festonte rrugëve të SHBA së bashku me gjithë shqiptarët e tjerë që jetojnë atje. Më pas, artistja me famë botërore ka vazhduar të festojë me familjen e saj në shtëpi.

Mirëpo, duket se Bebe nuk ka qenë gjithnjë kaq krenare për origjinën e saj. E dimë që kjo gjë ju vjen e papritur por këtë gjë e ka pranuar vetë këngëtarja nëpërmjet një InstaStory. Ajo shprehet se është rritur në SHBA dhe ka patur modele të tilla si Britney Spears apo Merilyn Monroe dhe donte të bëhej si to, duke mos treguar nga vinte.

Mirëpo, gjejeni pak kush e ka inspiruar të ishte vetvetja? Pikërisht ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian.

Po mendoj së fundmi se, jam rritur në SHBA dhe sigurisht jam një fanse e madhe e Britney, Christina shumë ikonave të tjera, të cilave doja t’ju ngjaja, të isha si to. Dua të them, se doja ta bëja këtë gjë pa treguar rreth kulturës sime, nga vija, sepse nuk kishte asnjë shqiptar kaq të njohur në botë. Dhe nuk e di. Thjesht nuk mendoja se ishte “cool” të tregoje në media sociale rreth kulturës tënde, dhe kjo me të vërtetë më bëri lëmsh. Ka diçka për të cilën i jam mirënjohëse Kim Kardashian sepse të rritesh duke parë ikonën Merilyn Monroe me flokë bjond e sy blu, dhe më pas del një vajzë si Kim Kardashian, me format e mrekullueshme dhe që në fillim është treguar e sinqertë për origjinën e saj. Të tregosh kulturën tënde është me të vërtetë bukur. Kështu po përpiqem të them se do ju tregoj më shumë rreth kulturës sime sepse kultura shqiptare më ka ndryshuar dhe inspiruar si artiste, më ka formësuar si njeri dhe jam krenare për këtë. Kaq kisha për të thënë! Faleminderit që më dëgjuat. Ju dua.”-ka shprehur Bebe.