Showbiz

Kim Kardashian feston ditëlindjen, e gjeni dot sa vjeç mbush ajo?!

E besoni dot që Kim Kardashian feston sot 40 vjetorin e lindjes?

Për nder të këtij përvjetori ylli botëror realizoi para disa ditësh një set ku shfaqej e veshur me bikini dhe pantallona të tejdukshme. Dhe kjo jo pa qëllim. Kim, e shfaqur sipër një torte gjigante reklamoi edhe linjën e saj më të re të bukurisë ‘KKW’.

Ylli televiziv i “Keeping up With The Kardashians” në çdo dalje publike apo foto që poston në rrjete sociale na vërteton se mosha për të është thjesht një numër. Pavarësisht se vitet kalojnë mbretëresha e Instagramit duket përherë më e bukur e më bombastike. Rikujtojmë se para disa ditësh revista prestigjioze “Forbes”, e cilësoi atë femrën më të pasur ne botë.

Ja disa nga fotot më të “nxehta” të saj ndër vite: