Showbiz

Kim Kardashian nuk i ka aspak mirë punët me kunatin e saj tradhëtar Tristian Thompson

Kim Kardashian dhe partneri tradhëtar i Khloe nuk i kanë aspak mirë punët me njëri-tjetrin dhe kjo vërtetohet nga gjesti i fundit.

Për të festuar përvjetorin e 4-t të martesës së Kim Kardashian dhe Kanye West, Khloe i ka dërguar çifitit një buqetë të madhe me lule pusulla e së cilës është përfolur shumë në internet.

37-vjeçarja e ka postuar këtë dhuratë në rrjetet sociale për të falenderuar motrën e saj po gjatë shfaqjes së pusullës është vënë re se mungonte emri i kunatit të saj.

Në të shkruhej: “Urime përvjetorin Kim, dashuria gjithmonë fiton”, poshtë saj ishte vendosur emri i dërguesit, Koko dhe True Thompson ndërkohë që është lënë jasht emri i Tristian.

Tensionet mes lojtarit të NBA dhe familjes Kardashian nisën në muajin prill pas publikimit të video-ve ku ai shfaqej duke e tradhëtuar Khloe me 5 vajza të ndryshme.