Aktualitet

Kokaina në Frakull, lihen në qeli të 10 të dyshuarit!

Lihen në qeli dhjetë të arrestuarit në lidhje me 430 kilogramët e kokainës që dy ditë më parë u zbuluan në Frakull të Fierit. Gjykata e Posaçme sot vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”, edhe pse avokatët e tyre këmbëngulën që nuk ka prova të mjaftueshme për një vendim të tillë. Në seancën me dyer të mbyllura, prokurori i SPAK-ut theksoi se në rolin e organizatorit ishte Nikolin Gjolena, njëherazi financues i këtij organizimi. Avokatët këmbëngulën se klientët e tyre, thjesht kishin krijuar një shoqëri që transportonte pleh kimik e se nuk kanë patur dijeni që në brendësi të ngarkesës kishte lëndë narkotike.

Gjykata Vendosi:

1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Nikolin Vilajet GJOLENA me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Viktor Refat ÇERVANAKU me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Denilson Viktor ÇERVANAKU me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

4. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Zenel Refat ÇERVANAKU me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

5. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Enxhi Genci FERHATI me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

6. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Klajdi Fatmir VRIONI (alias Klajdi KODRA) me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

7. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Redion Ali MESHI me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

8. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Julian Dede MALAJ me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar.

9. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Bledar Pal MATOSHI me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

10. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Marildo Pëllumb RONA me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Pas tre muajsh përgjime dhe vëzhgime nga ana e SPAK-ut, DEA-s amerikane dhe policisë malazeze, operacioni policor u realizua dy ditë më parë. Kokaina e ardhur nga Kolumbia dhe e fshehur në thasë me pleh artificial u zbulua nga policët malazezë në korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi ngarkesa shkoi në Portin e Tivarit.

Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe policinë shqiptare mbajtën nën vëzhgim dërgesën derisa të arrinte destinacionin final, Shqipërinë.

Rreth 3 mijë metra katrorë është sipërfaqja e pronës së Vikor Çervanakut në Frakull të Fierit, e cila u përdor si vend depozitimi i 24 tonëve me pleh kimik e ku ishin tretur 430 kilogramë kokainë.

Brenda rrethimit me mur rreth 2 metër të lartë ishte banesa e ish-kryetarit të komunës e pak më tej një magazinë, në hyrje të të cilës, mbi disa pllaka guri ishin vendosur thasët me pleh, të mbuluara me një qese plastike e nuk krijuan dyshim te banorët e zonës.

Lënda narkotike u porosit nga vëllai i ish-kryekomunarit, shtetasi Zenel Çervanaku. Më 19 janar të këtij viti, ai krijoi kompaninë me aktivitet import plehrash kimikë e frutash ekzotike dhe bëri porosi në Kolumbi për ngarkesën me 24 ton pleh. Të përfshirë në skemën kriminale ishin dhe të afërm të tjerë me biznese të ndryshme.