Gossip Showbiz

Konfirmohet ndarja e Mozzik dhe Loredanës, zbuloni si!

Çifti më i dashur i shoëbiz-it shqiptarë dhe jo vetëm, Loredana e Mozzik po korrin shumë sukses prej hiteve të tyre të njëpasnjëshme, si dhe nuk kursehen me shprehjen e dashurisë kundrejt njëri-tjetrit me anë të fotove apo dhe videove live që kryejnë së bashku. Ajo çfarë ka çuditur këto ditët e fundit është distanca e treguar mes tyre, diçka nuk po shkon siç duhet.
Prej disa kohësh tashmë mediat rozë po vlojnë nga lajmet rreth një ndarje të mundshme të Mozzik dhe Loredanës.
Aludimet mund të themi se u vërtetuan nga vetë Loredana, kjo pas një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku në një InstaStory ajo ka publikuar tatuazhin e saj më të ri.

Një gdhëndje e cila i trazoi të gjithë ndjekësit e saj, pasi duket se artistja ka bërë një zemër të thyer. Shumë e çuditshme nëse do të ishte thjesht një rastësi kur vërdallë ka plot dyshime rreth ndarjes së tyre.
Çdo gjë bëhet më e qartë dhe nga postimi i saj ditën e djeshme ku publikoi një pjesë të tekstit të këngës “Let you down” të reperit NF, të cilën të gjithë e kuptuan si një dedikim ndaj Mozzik.

Kujtojmë se dyshja nisi thumbimet kundër njëri-tjetrit disa ditë më parë dhe madje u zbulua se çifti nuk e ndjek njëri-tjetrin në llogaritë e tyre në Instagram, gjë që i shokoi të gjithë dhe ai ishte shkasi që ndjekësit dhe media menduan se dyshja është ndarë.
Na vjen keq që një dashuri e tillë si e tyre, pas shumë ndarjesh e bashkimesh, i vjen një fund tjetër për të cilin mbetet për t’u parë nëse do ketë një ribashkim sërish apo thjesht çifti do të vazhdojë jetën e tyre të ndarë, por me një vajzë në mes, Hanën.