Showbiz

Konfirmohet performanca e Lady Gaga dhe Bradley Cooper në “Oscars 2019”

Akademia konfirmoi mbrëmjen e kaluar atë çfarë fansat kishin javë që prisnin, një performancë nga Lady Gaga dhe Bradley Cooper.

Dyshja e muzikantëve dhe aktorëve do të interpretojnë live, hitin e tyre muzikor “Shallow” nga filmi “A Star is Born” që është një ndër realizimet kinematografike më të përfolura të momentit.

“Cooper.Gaga.”Shallow”. #Oscars” -,shkruhej në postimin në Twitter të Akademisë së Filmit. Ceremonia e 91 ndarjes së çmimeve “Oscars” do të mbahet më 24 shkurt në Los Angeles.