Aktualitet

Kontrabandë medikamentesh, dy të arrestuar në Tiranë!

Policia e Shtetit njoftoi sot se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm po Tiranë, finalizoi operacionin policor e koduar “Medikament”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Strukturat e hetimit të krimit ekonomik e financiar dhe Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, arrestuan shtetasit E. H., 46 vjeç, dhe Q. H., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e shtetasit E.H., dhe gjatë kontrollit të ushtruar në një depo të shtetasit Q. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, dhe pajisje dentare, me vlerë rreth 17 mijë euro.

Në një tjetër operacion policor, një shtetas është proceduar penalisht dhe po punohet për kapjen e një tjetri, pasi po ndërtonin pa leje pesë objekte që do të përdoreshin për turizëm në Theth.

Policia e Shtetit njoftoi sot se si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat turistike dhe në ato urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Theth, të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 2 raste të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. H., 74 vjeç banues në fshatin Theth, dhe u shpall në kërkim shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në Theth, 74-vjeçari, kryente punime për ndërtimin e 2 objekteve prej druri, ndërsa 25-vjeçari, kryente punime për ndërtimin e 3 objekteve. 5 objektet do të përdoreshin për qëllime turistike.

Kontrollet dhe verifikimet për të parandaluar, konstatuar dhe goditur paligjshmëritë në fushën e ndërtimeve, vijojnë 24/7, në të gjithë territorin e qarkut.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.