Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri “shënon” 2 viktima në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 2 persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit. Nga 606 testime, 233 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa 1044 të shëruar.

Në të gjithë vendin janë 8997 qytetarë aktivë me Covid-19, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë regjistruar 233 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit dhe dy humbje jete. Janë kryer 606 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, qytetarët në këto bashki: 78 në Tiranë, 24 në Vlorë, 22 në Librazhd, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Durrës, 10 në Kavajë, nga 8 qytetarë në Divjakë, Sarandë, 7 në Gramsh, 6 në Devoll, 5 në Shkodër, 4 në Lezhë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Gjirokastër, Përmet, Pogradec, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Has, Mirditë, Kolonjë, Prrenjas.

Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 66 vjeç, një qytetar nga Durrësi 81 vjeç. Ndërkohë janë 8,997 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Janë shëruar 1044 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 292,597 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (25 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 233

Të shëruar në 24 orë 1044

Të shtruar në spitale 32

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 606

Testime totale 1,903,035

Raste pozitive 305,123

Raste të shëruara 292,597

Raste Aktive 8,997

Humbje jete 3,529

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,264

Durrës 637

Fier 620

Vlorë 463

Elbasan 400

Shkodër 379

Berat 368

Korçë 260

Lezhë 244

Gjirokastër 177

Dibër 127

Kukës 58