Showbiz

Kris Jenner dikur një stjuardesë, sot një ndër personazhet më të pasur në Hollywood

Para se ajo të shndërrohej në një yll televiziv dhe fëmijët e saj të ishin ndër më të njohurit dhe më të pasurit në USA, Kris Jenner ka qënë një stjuardesë e ndrojtur.

Që në moshën 19-vjeçare ajo nuk mjaftohej me punën si asistente fluturimi pasi ëndrra e saj e vërtetë ishte të bëhej modele. Asokohe ajo u përfshi në një marrdhënie dashurie me fotografin Alfred M. Garcia i cili do ta ndihmonte të arrinte gjithçka ajo deshte.

“Daily Mail TV” ka publikuar ekskluzivisht fotot e saj të realizuara kur ajo ishte 22-vjeçe. Këto foto të cilat publiku i sheh për herë të parë ajo i ka ruajtur me fanatizëm dhe duhet theksuar se është e pabesueshme se sa shumë Kris ka ndryshuar që nga ajo kohë. Edhe pse lidhja me fotografin e famshëm nuk zgjati shumë ai vazhdonte të punonte për të madje ka realizuar edhe fotot e dasmës së saj me avokatin Robert Kardashian.

Këto foto i përkasin përiudhës kohore nga viti 1974 deri në vitin 1978 në California ku ajo lidhi kurorë dhe hoqi dorë nga puna e saj si stjuardesë.