Bota

Kryeministri kanadez fajëson Iranin: Të kompensojë familjarët e viktimave!

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau deklaroi se qeveria e tij do të ndajë fonde për familjarët e 57 shtetasve kanadezë dhe 29 banorëve me qëndrim të përhershëm në vendin e tij, që humbën jetën në avionin e rrëzuar në Iran. Trudeau sqaroi se Kanadaja do të ofrojë nidihmë për familjarët e viktimave, por sipas tij, kompensimi më i madh duhet të vijë nga Irani. Këto mjetet financiare duhet t’i ndihmojnë familjarët të mbulojnë shpenzimet për funeralet, udhëtimet për në Iran dhe shpenzime të tjera, shtoi kryeministri kanadez.