Aktualitet

Kryeministri Rama në Spanjë për takimin e Komunitetit Politik Europian: Gjë e mirë që NATO ka shtuar praninë në kufi!

Nga Granada e Spanjës ku merr pjesë në takimin e Komunitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama shprehu shqetësimin për situatën në Kosovë, sidomos pas zhvillimeve të fundit që kulmuan me vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku në sulmin ndaj policisë, më 24 shtator në Banjskë.

Jam shumë i shqetësuar dhe jemi të gjithë shumë të shqetësuar. Eshtë një situatë shumë e rrezikshme. Jemi në një pikë që rreziku potencial rritet nga viti në vit. Aktiviteti kriminal në atë pjesë, ku kryesisht jeton minoriteti serb, janë tashmë të përputhur me axhendën politike dhe nacionalizmin.

Për herë të parë në 10 vitet e fundit, Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të BE-së, pikërisht për këtë. Ne kemi qenë gjithnjë në dakordësi të plotë me BE-në dhe SHBA-të për domosdoshmërinë që autoritetet e Kosovës të jenë më kontruktive në dialog e në perspektiven time, të përfitojnë dhe të arrijnë një marrëveshje të mirë.

Por, në të njëjtën kohë fakti që Serbia shpall Ditë Zie Kombëtare për të nderuar ata kriminalet paramilitarë që vranë një polic do të ishte e mjaftueshme për Bashkimin Europian që të reagonte ashpër dhe të thoshte që kjo nuk është europiane, por është e ndëshkueshme.

Lufta është një fjalë e madhe, por para se të jetë tepër vonë, masa duhen marrë. Ne po e ndjekim situatën ngushtë dhe e rëndësishme është që ka një vullnet të mirë. Eshtë gjë e mirë që NATO ka shtuar prezencën në veri sepse kufiri atje është bërë shumë poroz dhe transparent e kalon çdo lloj arme, si dhe ndodhin aktiviteti e trafiku.

Komuniteti Politik Europian është një platformë për koordinim politik, e krijuar mbi bazën e propozimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, e cila synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin europian.