Celebrities Gossip Showbiz

“Ku është biberoni?” Ardit Çuni ironizon shakanë e Beniadës për të!

ëgjithë ishim gjithë sy e veshë mbrëmjen e 18 Shkurtit në natën finale të “Big Brother VIP”. Një mbrëmje shumë e veçantë dhe plot emocione. Mund të themi me plot kuptimin e fjalës se ishte një mbrëmje maratonë. Pas afërsisht 6 orëve në transmetim direkt u shpall edhe fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”.

Mes Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri fitues u shpall ky i fundit. Mirëpo, përpos dy pretendentëve kryesorë edhe dy finalistet e tjera patën një vëmendje të madhe. Bëhet fjalë për Einxhel dhe Beniadën. Kjo e fundit e ftuar në rubrikën ‘N’fermë’ të ‘E Diell’, teksa u pyet për marrëdhënien e saj me Arditin me të cilin u përfol shpesh për diçka më shumë se miqësi, u shpreh se ‘Arditi fle akoma me biberon në gojë’. Lidhur me këtë ka reaguar këngëtari me shaka pak më parë ku në formë ironizuese ka pyetur ‘ku është biberoni?’. Këtë e ka ripostuar vetë Beni, e cila me anë të një Instastory, krahas ka shkruar: ‘Do t’rraffff’.

Si në çdo dalje të sajën beniada nuk mund të qëndrojë pa shkaktuar mjaft të qeshura me fjalët e saj dhe herë- herë disa shpikjeve shumë humoristike dhe të bukura. Siç ka ndodhur edhe para disa ditësh e ftuar në ‘Ftesë në 5’ ku teksa është pyetur nëse ka patur pëlqim për ndonjë nga banorët brenda shtëpisë, bukuroshja është përgjigjur me frazën e saj të shumëkomentuar:

Për kokën e Zotit nuk ka qenë asnjeri që më interesonte. Po s’kam ça të bëj…

Në këtë intervistë Beniada ka rrëfyer shumëçka, duke përfshirë konfliktin me Monikën dhe marrëdhënien me Einxhel dhe Donaldin.