Celebrities Top 100 Songs of the Year

Ardit Çuni me një urim për festat e fundvitit, ekskluzivisht për Top Albania Radio!

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2023.

Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2023, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Një urim special për Vitin e Ri vjen nga këngëtari i njohur Ardit Çuni…

Hej Top Albania Radio, unë jam Ardit Çuni! Me këtë mesazh zanor do të doja t’ju uroja të gjithë shqiptarëve gëzuar festat dhe qoftë 2024 viti juaj i suksesit! Ju përqafoj!