Showbiz

Kukulla Ken falenderon shqiptarët, së shpejti vjen në Tiranë

Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së tij në Shqipëri por kukulla Ken ka premtuar se do të udhëtojë drejt kryeqytetit tonë së shpejti.

Në një video të postuar ekskluzivisht nga Olti Curri në rrjetin social Instagram, Ken, emri i vërtetë i të cilit është Rodrigo Alves përshëndet fansat shqiptarë dhe u thotë atyre se po e merr veten nga operacionet.

Së fundmi ai ka kryer të tjera ndërhyrje në fytyrën e tij për ta bërë edhe më të ngjashëm me partnerin e kukullës Barbie. “Kam shumë dhembje por po e marr veten shpejt. Faleminderit të gjithë fansave shqiptarë së shpejti do të jem në Tiranë” ,-përfundoi ai.