Showbiz

Kur James Bond të rrëmben zemrën

Në një intervistë për “ES Magazine” aktorja e famshme britanike Rachel Weisz ka treguar për herë të parë se para së të binte në dashuri me Daniel Craig nuk besonte tek martesa.

47-vjeçarja mendonte se ajo ndryshe nga shumica e femrave nuk ishte e prerë për martesë madje urrente të shihte filma romantikë sepse nuk i kuptonte përse në fund çdo gjë mbaronte me martesë.

Sa i përket aktorit që luan agjentin e famshëm 007, ai prej vitesh ka qënë një mik i ngushtë i saj derisa në vitin 2010 gjatë xhirimeve për filmin e përbashkët “Dream House” ata ranë në dashuri. Një vit më pas Rachel pranon propozimin për martesë të aktorit dhe që nga ajo kohë ajo po jeton si në ëndrra.

“E kush e kishte menduar që një ditë krejt papritur edhe unë do të martohesha. Më duket e habitshme që jam kaq e lumtur kur gjithmonë kam menduar se martesa nuk është për mua”-është shprehur ajo gjatë intervistës.