Showbiz

Kur më në fund i shpëton periudhës së çmendur të ndarjes së çmimeve…

Allison Janney hoqi fustanin rrëzëllitës dhe veshi pizhamat e nuk ka ndjesi më të bukur sesa ajo e lehtësimit që ndjen kur përfundojnë të gjitha eventet e ndarjes së çmimeve dhe rrëmuja e madhe që vjen bashkë me to.

E famshmja Janney e cila rrëmbeu një “Oscar” si aktorja më e mirë mbështetëse në filmin “I, Tonya” ka postuar në rrjetin social Twitter trofeun e saj, por vëmendja e publikut ka shkuar diku tjetër.

58-vjeçarja mbante veshur një bluzë që i’u bë dhuratë nga familjarët e saj pas përfundmit të spektaklit të madh dhe ajo çfarë shkruhej në të i ka bërë për të qeshur të gjithë.

“I shpëtova sezonit të çmimeve dhe ajo çfarë më ka mbetur është kjo bluzë e lodhur” -më poshtë për t’a bërë më qesharake shkrimin listohen të gjitha çmimet që ajo ka fituar kët vit thua se aktorja ka dalë krejtësisht duarbosh nga eventet e mëdha.