Showbiz

Kur shfaqesh në “Grammy Awards” me xhinse dhe bluzë të bardhë…

P!nk ka qenë plotësisht vetëvetja teksa ka dhënë një performancë emocionuese në “Grammy Awards 2018”.

këngëtarja e famshme si shumë personazhe të tjera publike ka qenë mbështetëse e fushatave kundra ngacmimeve seksuale në industrinë e Hollywood edhe pse veshja e saj nuk mbante asnjë simbol.

38-vjeçarja ka kënduar ‘live’ hitin e saj “Wild Hearts Can’t Be Broken” ndërkohë që ishte e veshur me një palë xhinse klasike dhe një bluzë të bardhë. P!nk ka vendosur të emocionojë vetëm me vokalin e saj teksa ka marrë vëmendjen e sallës të cilët e kanë duartrokitur pa fund.