Gossip Live From Tirana Showbiz

Kush e gjuan Era Rusin?! Këngëtarja habit me përgjigjen…

Zëri i saj ka rrëmbyer zemra dhe ka mbushur sy me lot, madje baladat e saj janë kthyer në dedikim për çdo çift të dashuruarish.

Bëhet fjalë për të adhurueshmen, Era Rusi, këngëtarja më në zë e momentit. E ftuar sot në Top Albania Radio, në programin “Live From Tirana”, ajo zbuloi disa nga detajet më interesante që lidhen me klipet e saj muzikore ndër vite.

Së fundmi, për të gjithë fansat e saj, lajmi i mirë sapo ka mbërritur, Era do të rikthehet me një projekt të ri dhe së shpejti do të zbulojë detajet e mëtejshme.

Ndër të tjera, artistja e njohur habit me një deklaratë në lidhje me ngacmimet. Kujtojmë, se Era ka realizuar një këngë me titull ‘Gjuju’ dhe nga kjo moderatori merr shkas ta pyesë se si kanë ndodhur ngacmimemet në jetën e saj reale.

Nuk më gjuajnë shumë, nuk e di pse… As më gjuajnë e as i gjuaj!