Showbiz

Kush e vrau Kupidin?! Gigi dhe Zayn i japin fund lidhjes së tyre

Mesa duket kjo është java e ndarjeve pasi një tjetër çift i famshëm i dhanë fund lidhjes së tyre ashtu si Justin Bieber dhe Selena Gomez.

Modelja e famshme Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik kanë konfirmuar ndarjen me anë të një postimi në rrjetin social Twitter. Mbrëmjen e kaluar Zayn shkroi se dëshironte që ky vendim i vështirë duhet të përçohej tek fansat e tyre nga vetë ata.

22-vjeçari shtoi se Gigi është një vajzë e mrekullueshme dhe ata kanë ende shumë dashuri dhe rrespekt për njëri-tjetrin dhe se do të mbeten miq të mirë.

Një postim të ngjashëm ka bërë dhe modelja ku shkruan se lidhja me Zayn ishte e mbushur me dashuri, mësime dhe ishte një rrugëtim i bukur por që duhet të merrte fund.

Ata nuk kanë dhënë shpjegime apo arsye për ndarjen e tyre por fansat me anë të komenteve janë shprehur se Gigi dhe Zayn duken të lënduar dhe se ende e dashurojnë njëri-tjetrin.

Kujtojmë se ata kanë qenë të lidhur për 2 vite dhe para pak javësh përflitej se do të fejoheshin.