Showbiz

Kush i’a ka thyer zemrën Young Zerkës? Ajo nuk është Ronela…

Këngëtari i famshëm shqiptar i cili shquhet për rrymën reggae ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ku ndër të tjera ka folur edhe për projektin e tij të fundit muzikor që titullohet “ANNA”.

Ndonëse ka realizuar bashkëpunime me këngëtarë të suksesshëm si: Alban Skënderaj, Ledri Vula, Ronela Hajati etj me të cilët është bërë pjesë e klasifikimit të The Top List, këtë herë Zerka vjen solo.

Ky projekt ritmik është përfolur shumë për titullin dhe tashmë të gjithë po pyesin përse dhe kush është Anna. Ai ka rrëfyer se Anna është vajza e cila i ka thyer zemrën dhe arsyeja përse emri i saj është vendosur me dy ‘n’ është për shkak se ky emër është ndërkombëtar.

“Anna nuk ka vetëm në Shqipëri por edhe nëpër botë. Nuk është thjesht dëshira ime por shumica e fansave të mi shtrihen pak edhe jashtë” ,-u shpreh Young Zerka i cili për herë të parë zbuloi emrin e kësaj vajze misterioze për të cilën të gjithë mendonin se ishte Ronela Hajati.