Celebrities Gossip Lajmet e fundit Music Showbiz

Pas suksesit në bashkëpunimin me Majk, me cilin këngëtar të njohur po bashkon forcat Gjiko?

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.

Së fundmi dy artistë shumë të njohur na kanë treguar se kanë nisur nga xhirimet. Bëhet fjalë për Gjikon dhe Young Zerkën. Të dy artistët kanë postuar në Instastory video së bashku duke luajtur footboll në një stadium dhe duken nën shoqërinë e kamerave, duke na bërë me dije se po bashkëpunojnë për një projekt të ri muzikor. Ky do të jetë bashkëpunimi i tyre i parë.

Së fundmi, Gjiko ka publikuar projektin e tij më të fundit, i cili është një bashkëpunim me reperin e njohur, Majk. Kënga titullohet “Kce Kce” dhe deri më tani ka pasur shumë sukses dhe është pëlqyer shumë nga publiku , duke kaluar kështu 5 milion klikime.

Teksa, këtë të premte reperi i shumëpërfolur Gjiko është i ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj “Më lër të flas”. Kjo është intervista e parë e artistit pasi ka qenë shumë i komentuar së fundmi për skandalin e mashtrimit dhe abuzimit seksual me një të mitur.

Ndërkohë jemi vetëm në fillim të sezonit veror dhe shumë bashkëpunime të tjera na presin…