Aktualitet Politikë

Kuvendi nis me tensione, përplasje fizike mes deputetëve! Gledion Nallbati përjashtohet nga seanca plenare

Kuvendi nisi me tensione këtë të hënë, ndërsa deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren.

Përfaqësues të Gardës janë pozicionuar në foltore.

Debati ka degraduar në përplasje fizike, ku sipas gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, Gledion Nallbati goditi deputetin socialist Vullnet Sina.

Dyshohet se kur Vullnet Sina po fliste, Nallbati shkoi t’i mbyllte mikrofonin dhe e ka goditur.

Pas kësaj situate, Kuvendi ndërpreu transmetimin.

Seanca zgjati vetëm disa minuta dhe pas përplasjes fizike,  gazetarët u larguan nga salla.

Pas disa minutash seanca vijoi por u ndërpre sërish pasi deputetët e Rithemelimit nuk linin deputetët të flisnin.

Deputeti demokrat, Gledion Nallbati është përjashtuar nga seanca plenare pasi u përplas fizikisht me deputetin socialist, Vullnet Sinaj. Nallbati e ka goditur me grusht dhe kryetarja e kuvendit Lindita Nikolli e përjashtoi nga seanca.

Megjithatë deputetët e Rithemelimit vijuan të mbanin të bllokuar foltoren.

Teksa Kuvendi u “pushtua” nga kaosi dhe tensioni, që në nisjen e seancës parlamentare, ish-kryeministri Sali Berisha bllokoi foltoren dhe u fut live në Facebook, ndërsa të tijtë nuk lejojnë deputetët e tjerë të flasin