Celebrities Gossip Showbiz

“Ky Big Brother është shumë toksik, shumë i dhunshëm…” Arjola Demiri në një intervistë për TAR!

Top Albania Radio ka zhvilluar një mbrëmje gala në nder të 25 viteve të krijimit të saj, me sloganin e “25 viteve kujtime” (25 Years, Creating Memories) pa kurrëfarë nostalgjie për të shkuarën, por me shijen e mirë të saj, kjo radio rend drejt 25 viteve të ardhshëm, sido qofshin ata, të lehtë apo të mundimshëm, të artë apo të zymtë, pa ju trembur asgjëje, sepse diçka e krijuar me dashuri, që mbahet gjallë nga dashuria, frymon prej saj çdo ditë, është e sigurt në triumfin e pashmangshëm e të përjetshëm.

Në këtë mbrëmje gala mjaft të veçantë për radion më të dashur dhe më të pëlqyer nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pjesëmarrës ishin të gjithë ata që kanë punuar për të, kanë dhënë një kontribut të madh dhe gjithmonë kanë qenë të palodhur. Yje nga bota e madhe e televizionit, artistë, këngëtarë, moderatorë, prezantues, aktorë dhe figura të tjera publike mjaft të njohura u mblodhën në Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor për të festuar  25-vjetorin e radios më unike.

Të ftuar këtë mbrëmje të veçantë, ishte aktorja e njohur Arjola Demiri e cila na tregoi kujtimin më të bukur që lidhet me Top Albania Radio-n dhe na zbuloi të preferuarin e saj nga ky edicion i ‘BBV’ si një ish-banore nga viti i kaluar.

Kujtimi më i bukur në TAR?

Kam kujtime plot, por ndoshta kujtimet më të bukura i kam kur kam qenë në universitet, ishim në konvikt dhe kishim atë radion tonë që dëgjonim muzikë pafund nga Top Albania Radio. 

Diferenca e këtij edicioni të ‘BBV’ nga viti i kaluar dhe banori i saj i preferuan, Arjola Demiri na zbulon gjithçka.

Nuk është vetbesimi që jemi më të mirët, por të flasim sinqerisht ky ‘Big Brother’ më është dukur shumë toksik, të them të  vërtetën shumë i dhunshëm dhe viti i kaluar ka pasur më shumë njerzillëk. Këtu lufta për të fituar është e madhe dhe është shfaqur 24-orëshin e parë. Për të dalë te banori im i preferuar e kam thënë publikisht që javën e parë që është Maestro.