Celebrities Gossip Showbiz

“Ky mund të jetë eventi i fundit i imi…”/Christina Applegate e cila vuan nga një sëmundje e pashërueshme prek me mesazhin e saj!

Së fundmi aktorja e njohur Christina Applegate u shfaq në tapetin e kuq të SAG Awards bashkë me vajzën e saj 12 vjecare, Sadie Grace LeNoble dhe rrëmbeu të gjithë vëmendjen për guximin e treguar. Christina u shpreh gjatë një interviste të fillim të muajit se ky mund të ishte eventi i fundit ku shkonte, pas betejës së saj me sklerozën.

Skleroza e shumëfishtë prek sistemin nervor qendror dhe konsiderohet një sëmundje autoimune, në të cilën sistemi imunitar sulmon qelizat e tij të shëndetshme. Ndikon në cilësinë e jetës. Nuk ka shërim për sklerozën e shumëfishtë, e cila shpesh quhet MS, por shumë njerëz janë në gjendje të menaxhojnë simptomat e tyre dhe të përshtaten me stilet e reja të jetesës pas diagnozës.

Ndërkaq, Applegate e tregoi me një mesazh në shkopin që e ndihmoi të qëndronte në këmbë se ka gjetur forcën tek vetja për të perballuar gjendjen e saj të rëndë. “Fuck you MS”, shkruhej në shkopin e zi që e shoqëron ngado tashmë. Christina u nderua në SAG Awards me çmim për rolin e saj në serialin hit të HBO, Hacks dhe e shijoi të gjithë ceremoninë.

Rikujtojmë, se ylli hollivudian u diagnostikua me sklerozë në vitin 2021. Ajo e ka quajtur përballjen me sëmundjen “një rrugëtim të cuditshëm në jetën e saj”, por një rrugëtim në të cilin është bashkë me të tjerë që ndajnë të njëjtin problem. Ndërkaq, rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Applegate ka probleme serioze me shëndetin. Në vitin 2018 ajo vendosi të bënte mastektomi të dyfishtë (heqjen e të dy gjinjve), pasi mësoi se rrezikonte zhvillimin potencial të kancerit të gjirit.