Celebrities Film & Tv

Ky po që është sukses! Filmi shqiptar vlerësohet me 6 çmime të rëndësishme në SHBA!

“Love”, filmi shqiptar me regji të Dionis Papadhimitrit është vlerësuar me 6-të çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmi u bë i ditur nga aktori i njohur Gentian Zenelaj, i cili është edhe protagonist në film. Ai ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Instagram duke shkruar:

Sensacionale. Gjashtë Çmime për LOVE, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Virxhinia Veriore, SHBA.”

Filmi ka fituar çmimin “Filmi më i mirë me metrazh të gjatë”, “Regjisori më i mirë, Dionis Papadhimitri”, “Skenari më i mirë”, “Aktori më i mirë dytësor, Gentian Zenelaj”, “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.

Ndërkaq, filmi flet për një burrë pas të dyzetave që kthehet për të kërkuar qetësinë në Tiranë. I lodhur nga bashkëjetesa, personazhi Geri kërkon të takojë miqtë dhe mbase të gjejë dhe dashurinë. Filmi sjell me nota komike realitetin shqiptar të viteve të fundit.

Rikujtojmë, se çdo të premte, programi dedikuar 360 gradë kinematografisë sjell të rejat më të fundit dhe sugjerimet më ‘IN’ të momentit për filmat. “At the Movies” në “Top Albania Radio” sugjeroi disa javë më parë filmin shqiptar “Love”, jo pa arsye.