Showbiz

Lady Gaga dhe Bradley Cooper kryesojnë klasifikimet botërore me “Shallow”, kënga së shpejti edhe në “Oscars”

Ka vetëm pak javë që filmi i shumëpërfolur “A Star is Born” ka dhënë premierën në vende të ndryshme të botës dhe kolona zanore e tij është kthyer menjëherë në hit.

Projekti muzikor “Shallow” i Lady Gaga dhe Bradley Cooper që nga momenti i publikimit ka kryesuar klasifikimet muzikore botërore dhe të gjithë janë në pritje të nominimit të tij për “Oscar”.

Në një intervistë për “Variety”, këngëtarja me famë botërore ka premtuar se do të japë një interpretim jo të zakontë të kësaj kënge në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”, vetëm nëse “Shallow” nominohet për çmim.

Të gjithë janë të sigurt se kjo gjë do të ndodhë pasi jo më kot Lady Gaga po përgatitet për këtë performacë që nga veshja e deri tek përshtatja skenike e kësaj prurjeje.