Showbiz

Lady Gaga shtatzënë me fëmijën e Bradley Cooper?!

Burime pranë këngëtares dhe aktores me famë botërore Lady Gaga kanë zbuluar për revistën “Touch” se ajo është në pritje të ëmbël dhe babai i fëmijës është Bradley Cooper.

Sipas burimit, kohët e fundit ajo po shkëlqen, ndihet energjike dhe po kujdeset shumë për trupin e saj dhe gjatë një koncerti i pyeti fansat nëse mendojnë se ajo mund të mbesë shtatzënë.

Prej kohësh tashmë përflitet për një romancë mes saj dhe Bradley Cooper, që pas “A Star is Born” dhe performancës së shumëpërfolur të tyre në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”.

Edhe pse ata asnjëherë nuk e kanë pranuar se kanë një lidhje të veçantë me njëri-tjetrin, të gjithë mendojnë se është e çuditshme që të dy ata i dhanë fund lidhjeve të tyre me partnerë të tjerë në një njetën kohë.

Nëse është apo jo vërtetë shtatzënë këtë pritet ta konfirmojnë vetë personazhet e famshëm të cilët momentalisht nuk kanë dashur t’i përgjigjen këtyre spekulimeve.