Showbiz

Largimi i Butës nga “Nesër Music”, Faton Shoshi reagon për herë të parë

Jo shumë kohë më parë reperi i famshëm nga Kosova, Buta lajmëroi se do të ndërpriste marrëdhëniet me shtëpinë diskografike “Nesër Music” për të vazhduar i vetëm rrugëtimin e tij muzikor.

Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e këtij vendimi por Faton Shoshi drejtuesi i kësaj kompanie ka reaguar për herë të parë në një intervistë për “Klan Kosova”.

Ai është shprehur se i lë artistët të lirë të bëjnë çfarë të duan por kur nuk shkojnë bashkë atëherë rrugët e tyre ndahen aty. Edhe pse ai nuk ka zbuluar një arsye konkrete kjo tregon se mes tyre ka patur konflikte.