Aktualitet Politikë

Largimi i maxhorancës nga komisioni hetimor, Salianji në deklaratë: Rast i paprecedentë, në mënyrë tinzare…

Kryetari i Komisionit për “TIMS” , Ervin Salianji ka dalë në një konferencë për mediat ku ka komentuar largimin e djeshëm të anëtarëve të PS nga komisioni.

Salianji shprehet  se ata kërkuan 5 minuta pushim dhe më pas nuk u rikthyen më duke regjistruar kështu një situatë të paprecendentë.

Ai po ashtu tha se anëtarët e PS kërkuan që votimi i djeshëm të anulohej me arsyen e çuditshme sepse kishin qenë në tualet.

Deputeti i PD shtoi, se PS tanimë nuk dëshiron që ky komision të bëjë kërkesa për informacion, madje kërkojnë që edhe këto kërkesa që janë depozituar të korrigjohen.

Salianji: Është e qartë dhe i kristalizuar shqetësimi që ka PS dhe barrikadimi për të mbrojtur një grup të pretenduar kriminal që është vendosur për të ndërhyrë në sistemin TIMS, është vërtetuar me akt eksepertimi, duhet të ishim në kushtet e urgjencës për të bërë hetim parlamentar të shpejtë, të firmosura nga unë kërkesa drejtuar kryeministrit, ministrit, drejtorit të policisë, autoritete të informacionit të klasifikuar, PS kërkon të korrektojmë kërkesat e depozituara nga ekspertët, po ju vendos se çfarë ka ndodhur mbledhjen e kaluar, për këto kërkesa kemi marrë vendim të ndërmjetëm.

Të depozitojnë kërkesat tona për informacion, sot s’do të përballen, ndërhyrje e paprecedentë, në asnjë vend të botës së tretë. Bëhet fjalë jo vetëm për të dhënat e shqiptarëve por edhe të huajt që hyjnë në Shqipëri, nuk duhet të bien në dorën e bandave kriminale, ky komision duhet t’i shkojë deri në fund hetimit. Rast i paprecedentë, si skutave, për të mos e thënë si skuth njësoj siç është bërë me të dhënat e TIMS për qëllime kriminale. Veprimtari kriminale. Maxhoranca të dërgojë sot jo nesër kërkesat për informacion.

Ky parlament u bë dëshmitar i një ngjarjeje të paprecedentë, ku anëtar të komisionit hetimor, pasi kërkuan 5 minuta pushim, në mënyrë tinzare nuk u rikthyen me në mbledhje.

Anëtarët e PS kanë kërkuar në mbledhjet pasardhëse ndryshim të mendimit që kanë pasur në mbledhjet paraardhëse.

Dje ata kërkonin që të anulohej votimi me justifikimin se kishin enë në tualet.

Sot nënkryetari i këtij komisioni thotë që ky komisionin nuk duhet t ë bëjë kërkesa për informacion.

Ndërhyrja në sistemin TIMS është vërtetuar tanimë dhe kemi një person të arrestuar dhe ne do të duhej të ishim të kushtet e emergjencës për bër hetim sa më shpejt.

Unë kam depozituar ditën e djeshme kërkesë për informacion, Kryeministrit, Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Policisë ndër të tjera.

PS kërkon që të mos bëjmë më kërkesa për informacion, e madje të korrektojmë edhe këta që kemi depozituar.