Aktualitet

“Le Figaro”, jehonë vizitës së kryeministrit Rama: Vlerëson partneritetin me Francën!

“Nuk mund të jesh pro europian dhe të mos jesh pro francez”, deklaroi Edi Rama në frëngjisht gjatë një vizite në Pallatin Elysee. “Le Figaro” i bën jehonë vizitës në Francë të kryeministrit Edi Rama dhe që kulmoi me një takim me presidentin Emmanuel Macron.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dje vlerësoi partneritetin me Francën duke theksuar se “të jesh pro europian do të thotë të jesh pro francez”, ndërkohë që presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi një “marrëdhënie unike” mes dy vendeve si dhe rrugën e Shqipërisë drejt Europës, shkruan gazeta e njohur franceze “Le Figaro”.

Ne jemi pro francezë, sepse të qenit pro francez është një pikë referimi për të qenë pro europian. Nuk mund të jesh pro europian dhe të mos jesh pro francez”, deklaroi Edi Rama në frëngjisht gjatë një vizite në Elysée.

Të them të drejtën, shqiptarët ishin pak skeptikë për Francën disa vite më parë. Sot, ne e kuptojnë se Shqipëria ka një mik tjetër të ngushtë”, vijoi kryeministri, i cili ka studiuar në Francë.

Nëse keni nevojë ndonjëherë që dikush të jetë me ju në një kohë të vështirë të jashtëzakonshme, telefononi një shqiptar! Ai do të jetë atje, premtoi Rama.

“Revolucion i thellë”

Nga ana e tij, presidenti Emmanuel Macron përshëndeti “një revolucion të thellë, një hapje të vendosur” të këtij vendi të ish-bllokut komunist dhe shtoi se ka “të gjitha reformat dhe kapacitetin për të ecur përpara nën drejtimin tuaj” duke iu drejtuar kryeministrit Rama. Macron theksoi:

Unë kam admirim për rrugën që po ndjek vendi juaj, për ndjenjën shumë të thellë europiane dhe pro franceze. Për shkak se jeni ju, sepse jemi ne, marrëdhënia është unike dhe falë kësaj pune të përbashkët do të jetë edhe më e fortë nesër.

Po ashtu, Shqipëria dhe Franca nënshkruan një marrëveshje ndërqeveritare që përfshin dhënien e një kredie prej 120 milion eurosh nga Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) për të ndihmuar Tiranën në drejtim të eficencës së energjisë.

Macron u shpreh i impresionuar nga reformat dhe kapacitetet për integrimin europian të Shqipërisë ndërsa vuri theksin te forcimi i bashkëpunimit mes dy shteteve në të gjitha fushat. Komentet i bëri në një konferencë shtypi me kryeministrin Rama pas një takimi mes tyre.  Teksa falënderoi shefin e Elizesë, Rama deklaroi se mirëpret çdo investim e bashkëpunim nga Franca.