Politikë

Lefter Koka fitoi në Durrës, thumbon Metën!

Pasi arriti të fitonte mandatin e deputetit në Durrës Lefter Koka ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj bashkëqytetarëve të tij për besimin, duke i garantuar se do t’i shpërblejë me punë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Koka thumbon Metën dhe kundërshtarët e tjerë duke thënë se tramvaja e shpifjeve e mllefit të shfrenuar, gjuha e urrejtjes, e mori përgjigjen në Durrës dhe gjithë Shqipërinë. Ai ka falënderuar në veçanti edhe strukturat e Partisë Socialiste në Durrës.

Koha që të shohim drejt të ardhmes, për Shqipërinë të ardhmen tonë!

Partia Socialiste arriti të fitonte 8 mandate në qarkun e Durrësit. Deputeti më herët ka pasur përplasje të vazhdueshme me presidentin Meta ish-kreun e partisë kur Koka ishte në LSI.

LSI në qarkun e Durrës pësoi “disfatë”, pasi nuk arriti të fitonte asnjë mandat, ndërkohë që kishte 2, kur kryesuesi i listës së kësaj partie në Durrës ishte Lefter Koka.