Showbiz

Leonardo DiCaprio shfaqet me të dashurën 20-vjeçare

Ai njihet si beqari më i famshëm në Hollywood por momentalisht është në një lidhje të re, sigurisht me një modele si të gjitha herët e kaluara.

Aktori i famshëm është fotografuar për herë të parë në publik me modelen 20-vjeçare Camila Morrone e cila ka hyrë në industrinë e modelingut që në moshën 15-vjeçare.

Çifti simpatik u fotografua nga paparacët në një restorant në perëndim të Hollywood dhe dukeshin si dy zogj të dashuruar. Kjo lidhje e re e 43-vjeçarit është komentuar shumë në median rozë për shkak se Camila është mbi 20 vite më e vogël se ai.

Disa njerëz janë shprehur se ajo mund të ishte vajza e tij.