Showbiz

Lily Allen flet për herë të parë për krizën bashkëshortore dhe orientimin seksual

Këngëtarja e famshme britanike Lily Allen së fundi është bërë qendra e vëmendjes pas publikimit të librit të saj autobiografik “My Thoughts Exactly” ku tregon gjithçka rreth jetës dhe eksperiencave të saj seksuale.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “Cosmopolitan”, ajo foli për herë të parë për krizën e saj bashkëshortore me Sam Cooper.

33-vjeçarja tregoi se kur martesa e saj po kalonte një krizë ajo humbi orientimin e saj seksual dhe nuk e kishte aspak të qartë nëse pëlqente meshkujt, femrat apo ishte bi seksuale.

Gjatë turneut të saj muzikor vite më parë, Lily zbuloi se ka eksperimentuar me prostituta për të kuptuar orientimin e saj seksual dhe i’u desh një kohë e gjatë për të kuptuar se ende vazhdon të pëlqejë meshkujt.

Ajo ka qenë gjithmonë e hapur rreth marrëdhënieve apo eksperiencave seksuale por edhe pse martesa e saj nuk shpëtoi ajo vazhdon të kërkojë mashkullin ideal.