Showbiz

Linda Halimi skena të nxehta në klipin e ri

Këngëtarja e famshme nga Kosova me zërin potent ka ardhur shumë sensuale në klipin muzikor të projektit të saj më të ri.

E ftuar në “Wake Up” ajo ka folur më tepër rreth “Murda” dhe momenteve më të sikletshme të xhirimeve.

Për këngëtaren nuk ka qenë aspak e lehtë të puthej me modelen në dhomën e gjumit për shkak se ajo është një person i rezervuar dhe kjo skenë intime i ka kushtuar shumë dubla.

Për të ishte e vështirë të sillej sikur në dhomën e gjumit ishte vetëm me modelen ndërkohë që pas kamerave ishin edhe 5 persona të tjerë që po kujdeseshin për klipin.

Puthja është përsëritur 6-të herë dhe problemi më i madh ishte buzëkuqi. Pas çdo puthjeje vajzat ishin të detyruara të lanin dhëmbët dhe të lyheshin përsëri me buzëkuq.